Një mesazh ka mbërritur në redaksinë e Vlora News ku një person na informon për këtë rrugë në Rradhimë. Kjo rrugë ndodhet në zonën e Radhimës të qytetit të Vlorës e cila është shtruar edhe rregulluar nga vetë banorët e saj duke i shfrytëzuar javët e karantinës në dobi të komunitetit të tyre duke shtruar këtë rruge me mundimin edhe dëshiren e tyre pa asnje lloj detyrimi.
Më poshtë keni imazhet dhe videon e rezultatit final, duke gjykuar nga pamjet duket se është bërë një punë mjaft e mirë. Përgëzime djema, këta jane banorët që duam.