Categories Lajme

Belgjika do lehtësojë masat dhe do hapë dyqanet

Familjet belge do të jenë në gjendje të zgjerojnë rrethin e tyre, duke u lejuar të përfshijnë katër persona jashtë shtëpisë së tyre që nga 10 maji. Këta njerëz duhet të jenë të njëjtët katër persona dhe duhet të shoqërohen brenda kufijve të shtëpisë.

Qytetarët janë këshilluar që të socializohen jashtë nëse kanë kopsht apo tarracë, bëri me dije kryeministrja belge Sophie Wilmès në një konferencë për shtyp në Bruksel, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

Wilmès gjithashtu tha që shitësit me pakicë në Belgjikë mund të rihapin dyert e tyre, duke filluar nga data 11 maj. Kohëzgjatja e qëndrimit të klientëve në dyqane do jetë maksimalisht 30 minuta. Kryeministrja tha se belgët duhet të blejnë vetë ushqime, por mund të shoqërohen nga fëmijë nën moshën 18 vjeç.

Ata që kanë nevojë për ndihmë mund të shoqërohen edhe nga të rriturit. Të gjitha ngjarjet sportive në vend janë pezulluar deri në 11 korrik. Shkollat, restorantet dhe baret do të qëndrojnë të mbyllura deri në një periudhë të pacaktuar, shtoi e para e legjislativit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME