Categories Lajme

Mamaja nuk i bleu Lamborghinin, 5-vjeçari niset me veturë (Video)

Poli cia në Utah të SHBA-ve, ka ndalur një pesëvjeçar i cili me veturën e prindërve po shëtitej nëpër autostradë. Djaloshi i tha policëve se është rrugës për në Kaliforni, ku synon t’i blejë vetes një Lamborghini, me tre dollarët e vetëm që i kishte në xhep.

Policët në Ogden pranë Salt Lake City, në fillim menduan se veturën po e nget ndonjë person me nevoja të veçanta. Por kur e gjetën djaloshin duke vozitur, ai u tha policëve se ishte larguar nga shtëpia pas një grindje, ku e ëma kishte refuzuar t’ia blejë veturën sportive luksoze.

“Kishte vendosur ta marrë veturën dhe të shkoj i vetëm në Kaliforni për ta blerë një veturë. Ka mundur të befasohet, sepse në xhep kishte vetëm tre dollarë”, ka shkruar në Twitter policia, transmeton Telegrafi. Ky djalë i vogël mezi po arrinte të shikonte përmes xhamit të përparmë, kurse autoritetet nuk e kanë zbuluar identitetin e familjes së vogëlushit, por ka postuar fotografinë e tij prapa timonit por me fytyrë të mbuluar. Një radio lokale KSL ka njoftuar se djaloshi kishte arritur t’i përshkoj rreth pesë kilometra, para se të ndalej dikur kah ora 11 të paradites të hënë.

View image on Twitter

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME