Shpërthimi i një bombule gazi ka plagosur dy persona në Selenicë të Vlorës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 05:53 minuta të mëngjesit të kësaj të merkure, ku banesa e Rexhep dhe Mimoza Selimit u përfshi nga flakët si rrjedhoj e shpërthimit të një bombule gazi.
Cifti Selimi në momentin e shpërthimit të bomblës ishin të dy në banesë, teksa po flinin gjumë, janë dëmtuar nga flakët. Rexhep Selimi si rrjedhoj e shpërthimit të bomblës ka marrë djegie në trup dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa bashkëshortja e tij Mimoza Selimi si pasojë e djegieve të rënda që ka marrë në trup ndodhet në gjendje të rëndë.
Mimoza Selimi rreth orës 9:00 është nisur me urgjenc drejt Tiranës. Djali i çiftit Selimi në momentin e shpërthimit të bomblës nuk ka qenë në shtëpi, ai është shprehur se lajmin e shpërthimit të bomblës dhe djegies së shtëpisë e ka marrë vesh nga gjitonët. Muhamet Selimi shprehet se e ëma më parë kishte në shtëpi një bombël të vjetër dhe shkoi ditët e fundit e ndërroi me një të re ,dhe mesa duket e ka harruar hapur gjatë natës, çka ka shkaktuar djegien e banesës dhe dëmtimin e të dyve.
Në njoftimin e sotëm të policisë bëhen të ditura edhe detajet e fundit rreth ngjarjes:
Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 17.07.2019, në orën 05:53, në Selenicë të Vlorës ka marrë flakë një banesë si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi. Nga shpërthimi kanë mbetur të dëmtuar pronarët e banesës, 49 vjeçari R.S dhe bashkëshortja e tij 42 vjeçare M.S.
Kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.Nuk ka persona të tjerë të dëmtuar dhe gjithashtu banesa nuk përbën rrezik nga zjarri për banesat e tjera.
Grupi hetimorë po vijon veprimet e mëtejshme proçeduriale.


