Categories Lajme

Vlorë/Detaje nga shpëtimi i jahtit me shtetasit serb në bord

Jahti “LAMACOIA” 23 metra i gjatë me flamurin Italian ka pësuar defekt mbrëmjen e së të shtunës. Në bordin e jahtit kanë qënë 7 persona me kombësi Serbe.

Alarmin për një difekt në motor, por më pas kanë konstatuar edhe për mungesë karburanti,jahti e ka dhënë në afërsi të lagunës së Karavastasë. Shtatë personat në bord kanë lajmëruar se ndiheshin në rrezik dhe për shkak të motit jo fort të mirë dhe detit më dallgë.

Lajmerimi nga drejtora e përgjithshme në Durrës është dhënë drejt Vlorës si zona më e afërt për t’i ardhur në ndihmë jahtit me flamur italian. Rreth orës 19 e 35 minuta të mbrëmjes së të shtunës,në drejtim të jahtit është nisur anija P-116 për në rajonin ku edhe ndodhej mjeti në rrezik, ndërsa është komunikuar me këta të fundit nëpërmjet radios.

Veç anijes P-116, në drejtim të mjetit në rrezik është nisur edhe mjeti i Guardia di Finaza nga Durrësi , ndërkohë një tjetër mjet i Guardia di Finanza nga Radhima në Vlorë është nisur rreth orës 21 e 30 minuta. Pas mbërritjes në zonën ku ndodhej jahti në rrezik, rreth orës 22 e 20 minuta të së shtunës, filloi edhe përgatitja për rimorkimin e mjetit drejt portit të Vlorës.

Rreth orës 04 e 10 minuta të mëngjesit të ditës së diel anija R-B mbërriti me jahtin e rimorkuar në portin e Vlorës. Gjendja e ekuipazhit ishte e mirë dhe ata nuk kishin probleme,ndërsa mësohej se jahti vinte nga Greqia. Rreth orës 10 e 20 minuta të ditës së diel,jahti me flamur italian,pasi është furnizuar me karburant dhe nuk ka patur asnjë problem, ka dalë nga porti i Vlorës për t’u larguar fillimisht drejt Durrësit dhe më pas drejt detsinacionit të vet.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME