Categories Lajme

Vlorë\ Dyshohet se tentuan të vrisnin me thikë të moshuarin dhe 29-vjeçarin, dy të arrestuar

Dy persona janë arrestuar në Vlorë, pasi dyshohet se kanë tentuar të vrasin me thikë dy persona.

Mësohet se i riu me iniciale F. K., 36 vjeç dyshohet se ka qëlluar me thikë, të moshuarin A.Sh., i cili fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa 38-vjeçari dyshohet se ka plagosur me thikë në këmbë kunatin e tij dhe i ka dëmtuar automjetin.

Motivet mbi të dyja ngjarjet mbeten ende të pazbardhura.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të vriste me mjet prerës (thikë), një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, arrestohet në flagrancë 36-vjeçari. Vihet në pranga edhe 38-vjeçari që dyshohet se plagosi me thikë, kunatin e tij, ditën e djeshme, në lagjen “24 Maji”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte tentuar të vriste me thikë një shtetas tjetër, në lagjen “10 Korriku”, kanë organizuar punën, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit,  si dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe veprimeve profesionale policore, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit F. K., 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ditën e djeshme, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar ta vrasë, duke e goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin A. Sh., 65 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

-Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u arrestua në flagrancë edhe shtetasi G. K., 38 vjeç, banues në fshatin Shushicë, pasi ditën e djeshme, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës thikë, kunatin e tij, shtetasin R. D., 29 vjeç, banues në Vlorë, si dhe i ka dëmtuar automjetin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përfshihet nga flakët magazina e grumbullimit të bimëve medicinale në Malësi të Madhe

Një magazinë që grumbullonte bimë medicinale është përfshirë nga flakët. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunohet barbarisht gazetari Elton Tozaj

Gazetari Elton Tozaj është dhunuar në mënyrë barbare ditën e djeshme, 26 dhjetor, në autostradën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vdekja e 42-vjeçarit në kalçeton në Vlorë, flet mjeku që e priti: Erdhi pa shenja jete, pa puls

Besfort Ruanaj, 42-vjeçari që humbi jetën pas goditjes me top në kraharor gjatë një ndeshjeje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e mjeteve të përdorura, rritje deri në 25%

Rriten me 25% çmimet e referencës që përdoren nga doganat për zhdoganimin e automjeteve të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lejuan ndërtimet pa leje në Butrint, Prokuroria Sarandë çon në gjyq kryeinspektorin dhe inspektorët e IVMT

Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim pesë shtetas, mes të cilëve…

LEXO ME SHUME