Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme (5 maj) në rrugën e quajtur “Bishti i Kalldrëmit” në Vlorë. Një automjet tip Audi ka përplasur një fëmijë i cili më pas u dërgua drejt spitalit të Vlorës.
“Rreth orës 20:05, në rrugën “Sulejman Delvina” pranë një karburanti një drejtues mjeti ende i paidentifikuar ka aksidentuar një fëmijë të mitur të moshës 8 vjeç dhe është larguar nga vendi i aksidentit. 8-vjeçari ndodhet në Spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për identifikimin e autorit dhe për kapjen e tij” – njoftojnë uniformat blu.
Burimet bëjnë me dije se fëmija ka marrë dëmtime në krah dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja, ku ende nuk është identifikuar. Policia ka shkuar në vendgjarje për të bërë zbardhjen e plotë të saj.
Sarandë/Informacion paraprakMbrëmjen e sotme në Ksamil si pasojë e një konflikti me sende të forta për motive pronësie janë lënduar lehtë shtetasit I. L., F. P dhe P.L, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e palëve të përfshira në konflikt dhe po punohet për sqarimin e rrethanave.


