Categories Lajme

Vlorë, e fundit, automjeti plas një fëmijë, shoferi largohet

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme (5 maj) në rrugën e quajtur “Bishti i Kalldrëmit” në Vlorë. Një automjet tip Audi ka përplasur një fëmijë i cili më pas u dërgua drejt spitalit të Vlorës.

“Rreth orës 20:05, në rrugën “Sulejman Delvina” pranë një karburanti një drejtues mjeti ende i paidentifikuar ka aksidentuar një fëmijë të mitur të moshës 8 vjeç dhe është larguar nga vendi i aksidentit. 8-vjeçari ndodhet në Spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për identifikimin e autorit dhe për kapjen e tij” – njoftojnë uniformat blu.

Burimet bëjnë me dije se fëmija ka marrë dëmtime në krah dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja, ku ende nuk është identifikuar. Policia ka shkuar në vendgjarje për të bërë zbardhjen e plotë të saj.

Sarandë/Informacion paraprakMbrëmjen e sotme në Ksamil si pasojë e një konflikti me sende të forta për motive pronësie janë lënduar lehtë shtetasit I. L., F. P dhe P.L, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Sarandës, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e palëve të përfshira në konflikt dhe po punohet për sqarimin e rrethanave.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reagimi/ Djali u përball me 6 policë, nëna Brikena Metaj rrëfen: E ofenduan dhe e goditën teksa ecte në rrugë

Gazetarja Brikena Metaj, nëna e të riut, Klevi Metaj që u bë simbol i protestës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME