Categories Lajme

Vlorë/ Eksportet e peshkut u rritën në rreth 2 mijë tonë këtë 9-mujor

Eksportet e prodhimeve të detit nga qyteti i Vlorës u rritën në 2 mijë tonë në 9-mujorin e këtij viti, ose 22% më shumë se vitin e kaluar, ndonëse në kushtet e tkurrjes së aktivitetit për shkak të pandemisë Covid-19. Sipas statistikave zyrtare, eksportet e prodhimeve të detit në 9-mujorin 2020, për qytetin e Vlorës shënojnë 1200 tonë peshk kocë, 340 tonë peshk levrek dhe pjesa tjetër prodhime të ndryshme deti, si karkaleca, kallamarë, etj. Gjermania dhe Italia vijojnë të jenë destinacionet kryesore të eksporteve shqiptare të peshkut, ndërkohë që vijon normalisht edhe furnizimi i tregjeve të vendit me peshk e fruta deti.

Në total harta e eksportit të peshkut nga Shqipëria është zgjeruar vitet e fundit në 11 shtete të ndryshme, duke shënuar rritje të eksporteve në volum dhe vlerë. Politikat lehtësuese në mbështetje të peshkimit i kanë dhënë impuls të ri këtij sektori. Të dhënat e publikuara nga Ministria e Bujqësisë tregojnë se eksporti i peshkut dhe prodhimeve të detit po shkon drejt katërfishimit, krahasuar me vitin 2013. Vetëm gjatë vitit 2019 vlera e eksporteve shqiptare të peshkut arriti në 100 milionë euro. Rritje e mëtejshme me 24,5% është shënuar edhe gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti.

Rritja e sektorit të peshkimit në Shqipëri është impresionuese dhe aspak e rastësishme, por rezultat i politikave si dhe dëshmi e pakontestueshme e transformimit të madh që ka pësuar ky sektor. Prej 7 vitesh peshkatarët e marrin naftën pa taksa, rrjetat dhe materialet e tjera të peshkimit janë përjashtuar nga TVSH-ja. Qeveria së bashku me Bashkimin Europian do të vënë në dispozicion një grant prej 1.5 milionë euro për të subvencionuar 50% të shpenzimeve për rinovimin e të gjithë pajisjeve për anijet e peshkimit.

Ndërkohë zhvillim ka marrë edhe industria e përpunimit të peshkut. Numri i ndërmarrjeve të përpunimit të peshkut në Shqipëri është dyfishuar që prej vitit 2013. Nga 16 ndërmarrje që operonin në këtë sektor në vitin 2013, sot numri i tyre ka arritur në 32. Krahas rritjes së numrit të ndërmarrjeve aktive rritje ka njohur edhe numri i të punësuarve. Investimet e kryera nga këto ndërmarrje llogariten 60 milionë euro, ndërsa janë të punësuar mbi 5 mijë persona.atsh

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje \ E detyroi të gjunjëzohej dhe më pas e qëlloi , ish-partneren e tij 45-vjeçare

Pamjet e sigurisë kanë regjistruar lëvizjet e 48-vjeçarit para krimit. Policia po heton kërcënimet, plumbat…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i dy personave, Po hetohet edhe një grup tjetër kriminal në zonën e Sukthit

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me operacionin e një ditë më parë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidentohen tre makina në autostradën Levan-Tepelenë, një person i plagosur

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne në aksin e autostradës Levan-Tepelenë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pesë kombinime ushqimesh që po dëmtojnë në heshtje shëndetin tuaj

Djathë dhe krisurë, peshk me patate të skuqura, salsiçe me pure patatesh. Disa ushqime thjesht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 40-vjeçari në Palasë, i gjendet armë zjarri dhe municion

Një 40-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Palasë, pasi dyshohet se ka dhunuar…

LEXO ME SHUME