Categories Kulture

Vlorë/ Himarë, Vunoi, fshati antik i Rivierës shqiptare që tërheq vizitorët me imazhin retro (Foto)

I ndodhur në kodrat përgjatë Rivierës Shqiptare, midis qytetit të Himarës dhe kanioneve të Ilias, shtrihet fshati antik i Vunoit, një nga fshatrat më të bukur në Shqipëri. Kështu shkruan gazetarja italiane Francesca Masotti në blogun e saj “Letters from Balcan”, duke i kushtuar një tjetër shkrim potencialeve turistike e kulturore të Shqipërisë si ftesë për turistët e huaj.

Vunoi, megjithëse nuk ka plazhin e vet si të tjerët përgjatë bregdetit (por mos u shqetësoni: në afërsi të menjëhershme, ka disa nga plazhet më të bukura në vend, përfshirë Jalën), është magjepsës dhe tërheq vizitorin me imazhin e tij retro.

Vunoi është i ndarë në dy zona: ajo e larta, e karakterizuar nga shtëpi të bukura të bardha me dyer shumëngjyrëshe dhe ajo e ulët, ku ndodhen kishat e lashta ortodokse, të cilat dy vjet më parë pritën edicionin e dytë të festivalit South Outdoor, ngjarjen më të lezetshme të pranverës të Shqipërisë që çon në zbulimin e fshatrave të Rivierës dhe ju lejon të kryeni aktivitete të shumta në natyrë.

Vunoi gjithashtu ju lejon të provoni një përvojë të jashtëzakonshme autentike dhe lokale. Këshilla ime, në të vërtetë, pasi të vizitoni të dyja zonat, është të ndaleni në lokalin e vogël në sheshin kryesor të Vunoit (që ndodhet përballë me rrugën) dhe të pini një kafe. Më mirë në perëndim të diellit, kur dielli fillon të zbehet në tone të ngrohta dhe ngadalë, dritat shtohen./k.s/j.p/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Në Pallatin e Kulturës “Labëria”, u zhvillua faza finale e festivalit “Gurra Folk Fest”, edicioni i VI

Për të gjashtin vit radhazi, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, në koordinim me Drejtorinë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Këngëtari grek u kërkon falje shqiptarëve: Faleminderit shumë! Disa herë Greqia ju ka lënduar

Këngëtari grek Andonis Remos ka dhënë një koncert mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më të mirë të vitit

Biblioteka Publike “Dritëro Agolli” Fier, pēr të tretin vit radhazi nderon me çmime lexuesit më…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kadare nominohet për “The Booker 2024”

Në 2005 ishte fituesi i parë i këtij çmimi Shkrimtari i mirënjohur Isamil Kadare, nominohet…

LEXO ME SHUME