Categories Lajme

Vlorë \ I vuri zjarrin dyqanit më pas tentoi ti djegë dhe makinën, shpallet në kërkim 39 vjeçari nga Vlora, detaje

Vlorë, I vuri zjarrin një dyqani dhe tentoi të digjte edhe një automjet në pronësi të të njëjtit shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, pas veprime të shpejta hetimore, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, të shtetasit Q. M., 39 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë.

Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit, dyshohet se në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, i ka vënë zjarrin një dyqani shumice me mallra industrialë, në pronësi të shtetasit F. V., 65 vjeç, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Gjithashtu, në lagjen “Uji i Ftohtë”, në afërsi të baneses të shtetasit F. V., ka tentuar të djegë edhe automjeti e markës “Toyota”, po në pronësi të këtij shtetasi.

Vijon puna puna për kapjen e shtetasit Q. M. dhe venien e tij përpara përgjegjësisë ligjore.

Rreth orës 02:00, në lagjen “24 Maji”, ka rënë zjarr dhe janë djegur tre automjete të parkuara, në pronësi të shtetasve D. S, Z. K dhe Y. I. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME