Një person ka rënë në prangat e policisë në portin e Vlorës, pasi gjatë kontrollit që u ushtrua në mjetin e tij, policia gjeti 20 kg lëndë narkotike. Në momentin e arrestimit ai shoqërohej edhe nga dy gra, familjare të tij.
Lënda narkotike ishte fshehur në sediljen e pasme të automjetit tip Benz me targa gjermane.
