Categories Lajme

Vlorë, Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim

DVP Vlorë Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale. Procedohen penalisht 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për krime kundër mjedisit.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin në kërkim S. S., 34 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë. Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 16.04.2021, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në b urg” për veprën penale “A rmëmbajtja pa leje”.

Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se në datën 03.11.2021, në bashkëpunim me shtetasin S. J., i ndaluar më herët nga Policia, kanë tentuar të marrin në makinë forcërisht shtetasin A. S.

Po nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u shpall në kërkim policor për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, “Pushtimi i tokës” dhe “Menaxhimi i mbetjeve”, administratori i një subjekti, shtetasi V. N., 49 vjeç, pasi në lagjen “4 Heronjtë”, në vendin e quajtur “Tregu i Orizit”, ka kryer gërmime në një sipërfaqe të konsiderueshme toke, pa lejen e organeve kompetente.

Gjithashtu, nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë u proceduan penalisht për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, shtetasit K. M., 46 vjeç dhe S. H., 50 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, pasi janë konstatuar duke kryer punime, pa leje nga organet kompetente.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë kapën dhe ndaluan shtetasin K. S.,23 vjeç, banues në Shëndëlli, Sarandë, i shpallur në kërkim policor për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME