Vlorë Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin B.K., 32 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas u kap në Bulevardin “Ismail Qemali” Vlorë, duke drejtuarautomjetin në gjendje të dehur. Nga kontrolli i ushtruar në mjet, Policia ka gjetur një armë sportive pa lejen e organeve kompetente.
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin E.V., 31 vjeç, banues në Vlorë. Ky shtetas u kap në Vlorë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij 19 vjeçare. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
