Categories Lajme

17 vite shoqe të ngushta që duheshin si motra, vajzat habiten kur marrin vesh të vërtetën

Dy vajza amerikane që kanë qenë shoqe të ngushta që kur janë takuar në shkollë, 17 vjet më parë kanë zbuluar se ato në fakt janë motra biologjike. 31-vjeçarja Ashley Thomas dhe 29-vjeçarja Toya Wimberly, nga Pensilvania, janë sjellë sikur të kishin lidhje gjaku, që kur u njohën në shkollë, por së fundmi ato kanë zbuluar se ato ndajnë të njëjtin baba.

Pra, ja si është historia. Për 15 vjet, Thomas ai që kishte njohur gjithmonë si figurën atërore në jetën e saj, në fakt nuk është babai i saj biologjik. Gjithsesi, tani rezulton se babai i shoqes së saj më të mirë, Kenneth Wimberly, i cili ka qenë në jetën e saj gjatë gjithë kësaj kohe, është babai i saj gjithashtu. Kenneth u shpreh se kishte “përzierie emocionesh” pasi zbuloi të vërtetën:

Isha i lënduar, por gjithashtu i lumtur që zbulova se kjo zonjushë e bukur dhe e suksesshme është vajza ime. Sipas televizionit vendas të WPVI-TV, lajmi tronditës u bë i ditur gjatë fejesës së Toyas. Në fotot e postuara në rrjetet sociale pas fejesës, dikush që kishte qenë shoqe me mamanë e Thomas e njohu Kenneth edhe pse shumë vite më vonë. Kur u pyet rreth kësaj, Kenneth pranoi se e njihte gruan, dhe atëherë filloi të bëhej lidhja. Me këto pika, u bashkuan menjëherë dhe i nxiti ato të bënin testin e ADN-së. Kjo vërtetoi edhe dyshimet që ata kishin tashmë – Thomas ishte gjithashtu vajza e tij.

Toya e përshkroi momentin emocionues kur e mori zbuloi:

Babai më dërgoi sms: Thomas është motra jote. Unë fillova të qaja menjëherë. Ndërsa Ashley shtoi: Kam qenë afër tij për gjatë gjithë jetës time dhe kurrë për asnjë moment nuk kam menduar se ai mund të ishte babai im.

Në një postim në Facebook, Toya shkruan:

Për vite me radhë kemi dëgjuar të na thonë “A jeni motra?”, “Dukeni njësoj”, dhe ne kemi thënë vetëm “JO” jemi vetëm shoqe të ngushta, e vërteta më në fund është zbuluar dhe ne jemi motra prej gjaku. Ja pse jemi kaq të ngjashme, ja pse dukemi njësoj, ja pse kemi qenë të pandra që nga klasa e gjashtë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME