Categories Lajme

Koronavirusi, rriten testimet, deri tani 58 raste kanë rezultuar negative

Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të evidentuar me koronavirus. Kështu është shprehur Silva Bino, përgjegjësja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në Instituti i Shëndetit Publik në komunikimin e përditshëm në Ministrinë e Shëndetësisë, nga përfaqësuesit e Task-Forcës së ngritur nga Ministrja Ogerta Manastirliu. “Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar edhe 5 raste të reja në Laboratorin e Virologjisë pranë ISHP të cilat kanë rezultuar negative, pra kemi 58 raste negative. Të gjitha rastet kanë rezultuar negative për COVID 19″

Përfaqësuesja e Task Forcës theksoi se rastet e testuara kanë pasur shenja të infeksionit respirator dhe histori udhëtimi me vendet ku ka shpërthim epidemik dhe komunitar të koronavirusit të ri. “Ne kemi zgjeruar edhe përkufizimin e rastit dhe po testojmë jo vetëm raste që kanë shenja respiratore dhe histori udhëtimi, por edhe raste të cilat kanë shenja të sëmundjes së rëndë respiratore akute që kërkojnë hospitalizim dhe që nuk kanë një shkak tjetër që të shpjegojë këtë sëmundje. Rastet e testuara i përkasin kryesisht Tiranës 60% e rasteve, Shkodrës, Durrësit, Fierit, Lezhës dhe Vlorës”.

Kapacitetet laboratorike – Bino deklaroi se ISHP ka të gjitha kapacitetet laboratorike në për të kryer diagnozën e COVID-19. “Ne kemi kapacitetet tona në Laboratorin e ISHP-së ku kryhen të gjitha ekzaminimet e nevojshme dhe të besueshme. Theksoj se ne i kryejmë ekzaminimet tona duke pasur një kontroll pozitiv i cili vjen nga i njëjti ofrues, Instituti Pasteur dhe Arkiva Evropiane e Viruseve. Pra kur del kontrolli pozitiv, po të jetë dhe mostra pozitive do të dalë menjëherë aty”.

Përfaqësuesja e Task-Forcës deklaroi se janë përcaktuar protokollet e menaxhimit klinik të rasteve, është identifikuar se çfarë duhet bërë më tej. Janë përcaktuar spitalet ku do të trajtohen rastet si dhe është koordinuar puna paraprake për trajtimin e rasteve të tjera që kanë këto spitale. Apeli- Bino bëri apel për bashkëpunimin nga ana e qytetarëve për rritjen e masave higjieno-sanitare.

“Vazhdoj të përsëris m asat e higjienës, sepse përveç këtyre masave që marrim ne, kemi nevojë që jo vetëm tani, por edhe kur të izolojmë rastet e para, për bashkëpunimin e publikut. E kemi thënë disa herë, por nuk është asnjë gjë e keqe larja e duarve me ujë dhe me sapun. Larja e duarve, përdorimi i higjienës respiratore, të gjitha këto janë elementë tepër të rëndësishëm”.Në 24 orët e fundit në te gjitha pikat kufitare në total kanë hyrë 20,339 udhëtarë, të cilët janë vlerësuar, mbështetur në survejancën e përforcuar për monitorimin e temperaturës.

Në 24 orët e fundit në nr. 127 ka pasur 1727 thirrje, nga të cilat 41 prej tyre janë vlerësuar në lidhje me infeksione virale respiratore dhe histori udhëtimi me Italinë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rekomandon për udhëtarët që kanë udhëtuar nga rajonet e prekura me shpërthime komunitare dhe që kanë pasur kontakte me persona të sëmure apo të dyshuar për COVID19 të vetëkarantinohen për një periudhë 14 ditore. Si dhe rekomandon qytetaret që kanë udhëtuar në vendet e prekura dhe kanë shenja të infeksionit viral respirator të telefonojnë 127 për të marrë udhëzimet e duhura se si duhet të veprojnë mbështetur në gjendjen e tyre shëndetsore.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME