Categories Lajme

Vlorë\ Makinat luksoze parkojnë në vendet e gabuara! Mbi 40 automjete të hequra me karrotrec dhe mbi 350 gjoba ditore vetëm nga qarkullimi rrugor

Makinat luksoze parkojnë në vendet e gabuara! Policia e Qarkullimit në Vlorë ka nisur aplikimin e largimit të automjeteve me karoatrec! Mbi 40 automjete të hequra me karrotrec dhe mbi 350 gjoba ditore vetëm nga qarkullimi rrugor, kryesisht për parkime të gabuara dhe shpejtësi tej normës së lejuar.

Fluksi i automjeteve mënyrë qytetin bregdetar, shtuar nga turistët e shumtë të këtij sezoni veror ka bërë që trafiku të rëndohet, shtuar këtu edhe faktin që disa prej akseve kyçe të qytetit funksionojnë me një korsi për shkak të punimeve.

Pavarësisht se policia rrugore është mobilizuar duke dalë e gjitha në terren, ndihmuar edhe nga oficerë rrugor të ardhur nga rrethet, serish ndërgjegjësimi i banorëve dhe turistëve është i ulët.

Parkimet në akset 1 kalimshe, në bulevard dhe në shëtitoren Lungomare, në akset e dedikuara për këmbësor apo vizat e bardha, ka bërë që policia rrugore të nxjerr në qarkullim karroatrecin.

Janë kryesisht mjete luksoze, ato të cilat deri tani policia ka larguar me karroatrec, ndërsa numërohen dhjetra raste. Nga ana tjetër policia rrugore ka shtuar edhe numrin e gjobave ditore për parkimet e gabuara që pengojnë qarkullimin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME