Një makinë tip ‘Ford’ është përfshirë nga flakët në lëvizje në zonën e Skelës. Drejtuesi i makinës ka dalë me shpejtësi nga automjeti dhe raportohet se nuk ka lëndime. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të pallatit 9-katësh mbas Rivierës.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se shkak mund të ketë qenë ndonjë shkëndijë elektrike
Lajmi në përditësim…
