Categories Lajme

Vlorë/ Misteri i zhdukjes së adoleshentes, flet nëna e 16 vjeçares

Nëna e 16 vjeçares së zhdukur prej tre ditësh në Vlorë është shprehur se nuk ka vënë re asnjë lëvizje të dyshimtë të vajzës ditën që ajo është larguar. Ajo thotë për abcnews.al se si çdo ditë ka shkuar në shkollë, por nuk është kthyer në orarin që kthehej përditë. E për këtë ajo ka shkuar dhe ka pyetur në shkollë ku i kanë thënë se atë ditë kanë qenë me shkurtim orët dhe ajo është larguar.

Ndër të tjera nëna e adoleshentes Eliza Tozaj, ka theksuar se para disa ditësh kanë pasur një debat me gocën për shkak të një lidhje me një djalë por që e kishin zgjidhur dhe i ishin kthyer normalitetit.

“Vajza duhet të mbaronte mësim dhe të kthehej në shtëpi, pardje kishin pasur orët me shkurtim. Prita deri në orën 13:35 dhe shkova pyeta në shkollë ku më thanë se mësimi ka mbaruar shpejt se ka pasur orët me shkurtim. Nuk ka pasur telefon me vete, kam pyetur të afërmit dhe mësuesen kujdestare që më ka thënë se Eliza ka qenë në shkollë si normalisht.

Pati një problem se ishte lidhur me një djalë dhe e zgjidhëm atë muhabet. I zgjidhëm dhe ishte kthyer në normalitet. Në polici kam shkuar direkt atë ditë që nuk më është kthyer vajza në shtëpi. Kërkoj ndihmën e policisë që të më kthehet vajza”, ka thënë nëna e 16 vjeçares.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME