DVP Vlorë \ Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u bë ndalimi i shtetasit M. N., 22 vjeç, banues në Finiq, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedh një panel diellor, në banesën e shtetasit K. R., në fshatin Finiq.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. P., 36 vjeç, pasi dyshohet se ka hedhur mbetje inerte, në tokë publike, në anë të liqenit të Butrintit.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin V. H., 69 vjeç, banues në Vlorë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Rreth orës 07:10, në rrugën Vlorë-Kuç, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Nisan” me drejtues shtetasin A. K. Nga flakët janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
