Categories Lajme

Vlorë/ Ndihet efekti i Afrim Qendros! Lagjet e Vlorës, kantiere ndërtimi, çdo rrugë dytësore drejt rehabilitimit!

Menjehere pas caktimit të Afrim Qendros si nënkryetar i Bashkisë për infrastrukturën ka nisur puna me ritme konstante për rehabilitimin e akseve dytësore të qytetit. Situata e vështirë infrastrukturore ka qenë vazhdimisht shqetësim i ndjeshëm i rajonit 4 dhe angazhim im në mbështetje të banorëve, si deputetë e zonës. Kërkesat e vazhdueshme për rehabillitim infrastrukturor të akseve rrugore të rajonit 4 që nisën të konkretizohen dhe, me këmbënguljen tonë dhe përgjegjshmërinë e të gjithëve, instutucionit të Bashkisë së pari, duhet dhe do të vazhdojnë.

Blloku i banimit pranë shkollës 9-vjeçare “Marigo Posio” po i nënshtrohet asfaltimit të rrugëve, disa prej të cilave kanë përfunduar, ndërsa është parashikuar rikonstruksioni i të gjitha akseve të amortizuara. Në bashkëpunim me Ujësjellësin Vlorë u zgjidh dhe problematika e furnizimit normal me ujë të pijshëm, problematikë e cila ishte kthyer në shqetësim për banorët. Përfundoi asfaltimi i aksit të rrugës “Enver Jaho”, investim i munguar prej vitesh, si edhe rrugës “Osman Haxhiu”. Nisi puna për rikonstruksionin e rrugës “Prenjo Petoshati”.

Këto investime konkrete në Rajonin 4 nxitin punë e shpresë për të tjera investime të kërkuara dhe të premtuara, duke lehtësuar jetesën e banorëve, por dhe të bizneseve që kryejnë aktivitetin në këto zona të gjithë bashkë për t’ju ofruar qytetarëve standarde për të jetuar dhe punuar në kushtet e duhura infrastrukturore do të vijojë gjithmonë kërkesa e përbashkët dhe vëmendja e veçantë për zgjidhje të problematikave të kësaj zone dhe jo vetëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident rrugor në aksin Gjirokastër–Tepelenë, plagosen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Gjirokastër–Tepelenë, pranë vendit të quajtur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, arrestohet 32-vjeçari/ I gjenden pistoletë, 40 fishekë dhe radio e ngjashme me atë të Policisë

Një 32-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi u kap duke qarkulluar me një automjet tip…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME