Në një stadium të boshatisur nga tifozet Flamurtari dhe Laci kanë barazuar në shifrat 3-3 , duke ndarë nga një pikë. Në fakt tifozët Vlonjat kanë mbetur të zhgënjyer kur kanë parë dyert e stadiumit mbyllur, por vetë presidenti Idrizi ka konfirmuar se sipas policisë stadiumi i Vlorës nuk i permbysh kriteret per disa shkurre jashtë stadiumit, por edhe për shkak të mungesës së policisë private në stadium. Jashtë kamerave Idrizi ka theksuar se është kërkuar prania e 50 stjuarteve (policë private) në rast të kundërt policia nuk e monitoroin, ndajë dhe është vendosur mbyllja e stadiumit, duke lënë tifozët të zhgënjyer që prisnin të ishin të pranishëm në stadium. Megjithatë pavarësisht mungesës së tifozëve, nje situatë që duhet të zgjidhet në vijim, Flamurtari dhe Laci kane zhvilluar një ndeshje shumë të mirë, duke barazuar gjithcka.
Pika e parë për Vlonjatët që vinin pas katër humbjesh, aty ku trajneri Dritan Sadedini ka konfirmuar se ishte rezultat i drejtë, duke shpresuar në vijim, tek skuadra e Flamurtarit se ka më shumë mundësi për të shkuar tek rezultatet pozitive. Zhgënjim e ka cilësuar barazimin trajneri i Lacit Sulejman Starova, ku sipas tij qëllimi ishte vetëm fitorja, duke parë gjendjen e Flamurtarit dhe duke treguar se skuadra e tij ka ende mangësi. Mbyllet 3-3 ne Vlorë, në një ndeshje ku sportëdashësit nuk shijuan asgjë, për shkak të mbylljes së stadiumit, në një moment kur duket se më shumë se gjithcka Flamurtarit i nevojiten pikërisht tifozët.

