Categories Lajme

Vlorë, parandalohet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi

Policia Kufitare e Vlorës parandalon një rast të tentativës për transfertë të parave në mënyrë të paligjshme.Sekuestrohen 57000 euro dhe procedohet penalisht poseduesi i tyre, pasi nuk i deklaroi në kufi.

Në Pikën e Kalimit Kufitar Vlorë, shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Drejtorinë e Doganës Vlorë dhe DVP Vlorë, pas kontrollit në vijën e dytë të një automjeti me targë gjermane kanë konstatuar të fshehura në brendësi të mjetit dy pako të mbështjella, brenda të cilave kishte një sasi eurosh të padeklaruara në kufi.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se në automjet ishin fshehur rreth 57000 euro.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi E. P., 29 vjeç, banues në Kukës është shoqëruar drejt Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe në përfundim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME