Categories Politike

Basha thirrje nga Lezha: Urgjent, dëmet t’i vlerësojnë inxhinierët profesionistë

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka kërkuar nga Lezha me urgjencë që dëmet e shkaktuara nga tërmeti t’i vlerëosjnë inxhinierët profesionistë. Kreu i PD tha se banorët janë në dilemë të rikthehen apo jo në banesat e dëmtuara nga tërmeti. Basha ngriti shqetësimin se kur kanë kaluar 10 ditë nga tërmeti, mjaft banesa nuk janë inspektuar nga inxhinierët.

“Nevoje urgjente per grupe vleresimi nga inxhinierë profesionistë. Qindra milionat e ndara për oligarkët dhe që nuk kanë asnjë impakt në jetën e qytetarëve duhet tu kalojnë njerëzve të mbetur pa strehë. Sot në Lezhë takova banorë që janë në dilemë të rikthehen apo jo në banesat e tyre të dëmtuara sepse ende nuk është bërë vlerësimi përfundimtar nëse janë të banueshme.

Është shumë e rëndësishme të bëhet gjithçka për të zbutur tronditjen e madhe që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit dhe të rikuperojmë pasojat që la pas në mijëra banesa të dëmtuara dhe të shkatërruara. Ka nevojë urgjente të shtohen grupet e vlerësimit. Edhe pse kanë kaluar 10 ditë nga tërmeti, ende në shumë banesa nuk është bërë vlerësimi duke lënë banorët në pasiguri.

Realiteti nuk ndryshon duke e mohuar, por duke u përballur me të dhe duke dhënë zgjidhje. Zgjidhja fillon që nga ndihmat emergjente për të cilat banorët kanë nevojë, e deri te çertifikimi zyrtar i banesave.

Vëmendja në këto ditë të vështira për vendin, duhet të shkojë te profesionistët e vërtetë, sepse fatmirësisht vendi ynë ka shumë inxhinierë të zotë, por ka munguar vullneti për ti vënë në punë. Nuk ka kohë për të humbur! Është e pakuptueshme mosangazhimi i shumë inxhinierëve që kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar vullnetarisht!

Duhet urgjentisht të alokohen dhe shpërndahen fonde për familjet në zonat rurale në mënyrë që të nisin riparimin dhe rindërtimin e shtëpive të dëmtuara. Qindra milionat e ndara për oligarkët dhe që nuk kanë asnjë impakt në jetën e qytetarëve duhet t’u kalojnë njerëzve të mbetur pa strehë, ndërsa moti është ftohur, dhe pritet të intensifikohen reshjet“, thekson kreu demokrat.

Më herët kreu i PD vizitoi zonat e dëmtuara nga tërmeti në Borizanë, Bubq dhe Rranxë të Krujës. Mjaft shtëpi aty janë rrafshuar nga tërmeti. Edhe në këto fshatra banorët u ankuan se nuk i ka vizituar asnjë përfaqësues shtetëror.

Të vetmit që u kanë ardhur në ndihmë janë shtetasit nga Kosova. Shumë familje jetojnë në qese plasmasi, në sera, dikush në çadrën e cila u erdhi 1 javë pas tërmetit. Një banor i dëmtuar thotë se kryetari i PD Lulzim Basha është i pari që i ka vizituar që pas fatkeqësisë që u ka ndodhur një javë më parë.

“Kanë ardhur punonjës të Bashkisë dhe jo specialistë”, thonë ata, duke shkaktuar se shtëpitë e tyre u dëmtuan që në 21 shtator.

Një kryefamiljar rrëfeu se me tërmetin e 21 shtatorit, shtëpia e tij u dëmtua. Pas asaj ngjarje, ai shtoi trarë mbrojtës dhe familja e tij dy muaj më vonë, në tërmetin shkatërrues të 26 nentorit nuk pati dëme në njerëz.

Basha bëri thirrje që inxhinierë të specializuar duhet menjëherë të vlerësojnë gjendjen në Borizanë dhe jo punëtorë të bashkisë dhe të jepet zgjidhje për familjet.

“Gjëja e parë që duhet është të vlerësohet dëmi dhe të jepet zgjidhje. Në bazë të dëmit të ndahen paratë për rindërtim. Kemi ardhur për të ndihmuar me ç’të mundemi. Do bëjmë gjithçka për t’ju ndihmuar. Do të ngremë zërin që shteti të ndërhyjë”, tha Basha.

Në Bubq dhe Rrënxë të Krujës kryesisht shtëpitë e ndërtuara me gurë dhe baltë janë krejtësisht të pabanueshme. Zona përtej varfërisë vuan tani edhe mungesën e një strehe të sigurt.

Kryetari Lulzim Basha i cili prej çastit të parë të tragjedisë së 26 nëntorit vijon të shohë nga afër situatën e banorëve të dëmtuar nga tërmeti, qëndroi në qendrën e ndihmave në Bubq ku është ngritur shtabi vullnetar për të shërbyer me ushqime, ilaçe, veshje, ngrohje dhe mjek.

Aulon Kalaja së bashku me dhjetëra të rinj punojnë çdo ditë për t’i shërbyer banorëve në nevojë tërësisht vullnetarisht.

“E bëj me gjithë zemër”, theksoi një e re e cila ndihmonte në ndarjen e ushqimeve.

Banorët thonë se nuk kanë asnjë interesim apo garanci nga shteti se ku do të strehohen gjatë dimrit, duke i lënë në mëshirë të fatit dhe në qiell të hapur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME