Vlorë | Parkimi me pagesë pritet të nisë nga muaji mars, ja rrugët dhe sheshet e përfshira
Nga muaji mars, parkimi në disa prej rrugëve dhe shesheve kryesore të qytetit të Vlorës pritet të jetë me pagesë.
Lista përfshin akse dhe zona mjaft të frekuentuara, si Bulevardi “Ismail Qemali”, Sheshi i Flamurit, Rruga Demokracia (Rruga e Re), Rruga “Fejzo Gjomema”, Rruga “Gjergj Kastrioti” (Transballkanike), Rruga “Pelivan Leskaj”, Rruga “Hasan Kushta”, Rruga “Gjergj Araniti”, si edhe Fushat e Sportit në Lungomare. Në skemën e re përfshihen gjithashtu Rruga “Sulejman Delvina”, Rruga “Haziz Xhyheri”, Rruga “Veledin Kollozi”, Rruga “Hektor Shyti”, Rruga “Pavllo Flloko”, Rruga “Meno Gjoleka”, Rruga “Ibrahim Abdulla”, Rruga “Rushit Gorishova”, Rruga “Aleksander Moisiu”, Rruga “Wilson”, si dhe disa sheshe publike, përfshirë sheshin tek Fushat e Sportit në Pyllin e Sodës, sheshin në Unazën 2 “Lungo Mare” dhe sheshin te Stadiumi “Flamurtari”.

