Categories Lajme

Vlorë/ Pezullohet tenderi ‘Lungomare II’ ku fituese qe shpallur kompania Fusha shpk

Fillimi i punimeve për zgjatimin e Lungomares në Vlorë duket se do të vonojë pasi kompania që ofroi më pak ka ankimuar skualifikimin e saj nga tenderi.

Projekti “Vazhdimi i Shëtitores së Vlorës, segmenti jugor nga fushat e sportit deri te tuneli” – apo siç njihet ndryshe, Lungomare 2, – është bërë nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH). Fondi limit i vënë në dispozicion ka qenë rreth 3,8 milionë eurosh (458 milionë lekë). Në tenderin që u mbajt më 12 shtator, sipas Top-Channel morën pjesë 6 kompani dhe kompania Curri shpk paraqiti ofertën më të vogël, 2,9 milionë euro – rreth 900 mijë euro më pak se fondi limit, ose sa 73 për qind e fondit.

Ofertat:

Curri 2,9 milionë euro
Fusha 3,1 milionë euro
Salillari 3,4 milionë euro
Gjikuria 3,5 milionë euro
Be-IS 3,5 milionë euro
Gener 3,7 milionë euro

Mirëpo Curri shpk është skualifikuar nga FSHZH për “mos plotësim kushtesh”. Fitues është shpallur kompania Fusha shpk, e cila kishte ofruar 3,1 milionë euro – ose sa 81 për qind e fondit. Ditën e premte Curri shpk është ankuar në Komisionin e Prokurimit Publik duke pezulluar kështu tenderin.

Projekti i Lungomares ka nisur në vitin 2013 dhe kapi koston e 17.2 milionë eurove. Pas shumë vonesave ai u mbyll dy vite më parë. Vazhdimi i tij me rreth 640 metra kalon mbi një zonë të shfrytëzuar për turizëm nga shumë biznese. Sikurse raporton Agjencia Telegrafike Shqiptare (ATSH), prej rreth 4 javësh Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vepruar për të prishur rreth 60 ndërtime në zonë. Pronarët e këtyre bizneseve janë përplasur me IKMT-ën dhe policinë duke kërkuar transparencë për projektin dhe dëmshpërblim.

Sot Kryeministri Edi Rama tregoi se synimi është që me Lungomaren të vazhdohet më tej deri në Orikum, ATSH citoi Kryeministrin teksa tha se: “Duhet bërë një ndërhyrje radikale për të krijuar një hapësirë, po kaq cilësore siç është krijuar tashmë hapësira e Lungomares, e bulevardit, që së bashku me zonën historike të Vlorës mbyll kornizën e hapësirës së trashëgimisë historike e kulturore të zonës. Ndërsa po fillojmë punën për zgjatimin e Lungomares 2, fillimisht me zgjatimin deri tek tuneli dhe pastaj me vazhdimin e segmentit tjetër deri në Orikum”.

Muajt e fundit ka patur probleme të theksuara me tenderat e rrugëve. Kontestimet e kompanisë Gjoka Konstruksion për tenderin e tunelit Kardhiq-Delvinë nxorrën në pah përpjekjet që po bëheshin nga kompani të tjera për ta siguruar atë si dhe përkrahjet nga zyrtarët për të ndikuar në zgjedhjen e fituesit. Për të shmangur të gjitha debatet dhe skandalet që do ta rëndonin edhe më shumë pozitën e qeverisë, Ministria e Infrastrukturës e anuloi tenderin, ndërsa Drejtoresha e Autoritetit Rrugor u dorëhoq./Exit.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME