Categories Lajme, Turizëm

Vlorë, plazh në Sazan e Karaburun, destinacione të preferuara për turistët (Video)

Ishulli i Sazanit dhe Gadishulli i Karaburunit mbeten mes atraksioneve për një ditë ndryshe pushimesh në brigjet e Vlorës!  Kamera në Vlorë ndoqi një grup turistësh në këtë aventurë me anije! Gadishulli i Karaburunit dhe ishulli i Sazanit mbeten dy atraksione për një ditë pushimi ndryshe në Vlorë. Në shërbim të turistëve operojnë 14 anije që nisen nga Vlora dhe dy të tjera nga Himara, sikurse dhe gomone e skafe të licencuara për qëllime turistike!

Udhëtimi kombinohet me argëtimin që në ndonjë herë-herë duket se i shkel edhe protokollet kundër koronavirusit. Masat neglizhohen edhe në plazhet e zonave të mbrojtura! Veç detit e ajrit të pastër, mund të eksplorosh ndërthurjen unike mes natyrës dhe historisë. “Më pëlqen Sazani për ndërthurjen e historisë me turizmin. Ndërsa gadishulli i Karaburunit ka bukuritë e veta, deti është shumë i pastër.” Turistët vendas e të huaj thonë se është një tur që ja vlen të përsëritet sa here të mundesh

“Them se do ta bëjmë përsëri këtë udhëtim.” Por për operatorët, sezoni turistik nuk është ai që prisnin. “Me zor po marrin frymë, jo të heqim shpenzimet.” Gjatë udhëtimit vizitohet Sazani, Karaburuni, Shpella Haxhi Alisë dhe atraksione të tjera. Çmimet variojnë nga 1500 lekë të reja në 2000 lekë të reja për një person.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME