Categories Lajme

Vlorë, plazhet pa roje, rrezikohet jeta e qytetarëve

Një 79 vjeçar i identifikuar nga policia e Vlorës si Luan Mezini banues në Tiranë ka rrezikuar të mbytet në plazhin e ujit të ftohtë pranë ish zonës së marinës në Vlorë. I moshuari gjatë momentit kur po futej në det ka pësuar probleme me zemrën dhe ka rënë pa shenja jete në breg të detit. Dëshmimtarë të shumtë kanë parë ngjarjen, ndërkohë që të moshuarit i erdhën në ndihmë pushuesit.

“Po mbytej, u futëm në det dhe e nxorrëm, ne qytetarët. Motra e tij kërkoi ndihmë se po i mbytej i vëllai. U futëm me dy – tre veta, e nxorrëm jashtë, i dhamë ndihmën e shpejtë dhe ai shpëtoi “

I moshuari është trasportuar me urgjencë në spital. Në sallën e operacionit pësoi vdekje klinike. Fatmirësisht, i moshuari arriti të kthehet në jetë, por gjendja e tij shëndetësore vijon të jetë e rëndë.

“Faktikisht atë e nxorrën katër çuna nga deti dhe na thanë që të lajmëronim ambulancën. Njerëzit u çorientuan dhe nuk dinin kë të merrnin. Thirrëm me celular 112, policinë, e cila erdhi menjëherë. Policia mori ambulancën, por ambulanca vonoi. Aq alarm kemi bërë sa nuk e ke idenë. Ai shpëtoi vetëm me ndihmën që i dhamë ne. Të paktën këtu duhet të kishte një ambulacë duke qenë zonë që e frekuentojnë vetëm moshat e treta”

Për pushuesit mungesa e vrojtuesve të plazhit është shumë problematike dhe i bëjnë thirrje autoriteteve të gjejnë zgjidhje. Gjatë këtij sezoni turistik në Vlorë kanë humbur jetën tre persona, një prej tyre në të njëjtën zonë ku rrezikoi sot jetën i moshuari nga Tirana.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME