Nga Vilma Bello
Sot, në pragditën e Veteranëve, 20 korrik, nga komiteti kombëtar i veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, nga komiteti i veteranëve Vlorë dhe nga bashkia Vlorë u organizua veprimtaria përkujtimore për 63-vjetorin e organizatës së veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare “Nderi i kombit”, si dhe dhënia e vlerësimit partizanit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, sot kryetar i komitetit të veteranëve të LANÇ Vlorë, Seit Jonuzit.
Nderim, mirënjohje, vlerësim, krenari në respekt të thellë të gjithë atyre që luftuan duke u vetëmohuar për të mbrojtur atdheun dhe lirinë.
Kontributi i pashembullt i tyre në mbrojtjen e idealit të luftës për liri dhe transmetimit te brezat e rinj të vlerave, sakrificave dhe vetëmohimit të treguar gjatë epopesë së lavdishme të LANÇ mbeten vlera e çmuar e kombit shqiptar. Asgjë, askush e në asnjë kohë nuk mund të baltosë Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare! Respekt e mirënjohje pafund!


