Categories Kulture, Lajme

Vlorë, Qytetarë në sallën e hotel New York, homazh poetit të shquar Fatos Arapi

Nga Agron Brataj

Më 17 shtator, Vlora në një pasdite në sallën e hotel New York-ut i bëri një homazh poetit të shquar Fatos Arapi, përmes një videoje poetike, ku u ndërthurën në mënyrë mjaft simpatike poezi të Arapit në gjuhët shqipe dhe suedeze. Fatos Arapi, i cili në 11 Tetor ka përvjetorin e parë të largimit nga jeta do të përkujtohej herë pas here gjatë mbremjes, përmes kujtimeve nga poetët e tjerë të pranishëm në këtë event si Myrteza Mara dhe Sadik Bejko. Ishte një mbrëmje e klasit te lartë, me pjesëmarrës që kishin lidhje të drejtpërdrejtë me letërsinë, artin, si dhe adhurues të poezisë. Recituan poetët vlonjate, recituan dhe hyne ne marredhenie me sallën poetet e ftuara, islandezja Kristin Bjarnadottir dhe suedezja Anna Mattsson.

E zbukuruan mbrëmjen sopranoja e mirënjohur në mjaft skena europiane Alisa Katroshi dhe këngëtarja Ludmilla Baballëku, e cila interpretoi për të pranishmit këngën labe. Pianisti Aulon Naçi do të shoqëronte recitimet e poetëve dhe këngëtarëve me tingujt e pianos së tij. Mbrëmja poetike ishte e konceptuar në formatin e shkëmbimeve letrare mes krijuesve të klubit të shkrimtarëve dhe poetëve “Petro Marko” me poetet e ftuara, suedezen Anna Mattsson dhe islandezen Kristin Bjarnadottir.

Miksimi i poezise me muzikën i dha një dimension shumë të veçantë kësaj mbremje. E kontaktuar nga gazeta jonë inisiatorja dhe moderatorja e këtij aktiviteti, poetja dhe studiuesja Alisa Velaj është shprehur: “Ne duhet të bëjmë secili diçka për Vlorën, me aq sa të mundemi. Klubi i poetëve dhe shkrimtarëve “Petro Marko” nuk është hera e parë që merr inisiativa të tilla. Shpreh mirënjohjen time të thellë për bashkëorganizatorët e tjerë të kësaj mbrëmje poetike; poetët Myrteza Mara, Kozma Billa Rudina Papajani dhe Theodhori Proko. Falenderoj pianistin dhe kompozitorin Aulon Naçi, sopranon Alisa Katroshi dhe këngëtaren Ludmilla Baballëku. Le të mblidhemi dhe bashkëpunojmë me njëri tjetrin si ne 17 Shtator në hotel New York. Për një qytet më të bukur shpirtëror, për një Vlorë sa më europiane”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME