Categories Lajme

Vlorë/ Shkolla Tregtare, mundësi integrimi për të rinjtë në tregun rajonal të punës

Përmes arsimit profesional të rinjve shqiptarë iu ofrohet jo vetëm aftësim, por edhe mundësi punësimi. Ministrja e Financave, Anila Denaj, shprehet se “me financimin e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive dhe në bashkëpunim me Qeverinë Zvicerane shkolla Tregtare në Vlorë ofron punësim të shpejtë dhe një të ardhme të qëndrueshme”.

Avantazhet që ofrohen janë mësimdhënie me metoda bashkëkohore, praktikë në bizneset më të njohura të zonës, ambiente moderne dhe më e mira për zhvillimin e profesionistëve të rinj në rajon. “Kjo shkollë ofron drejtimet: Ekonomi-Biznes, Hoteleri-Turizëm. Për një punësim të sigurt, zgjidhni arsimin profesional”, – tha Denaj.

Numri i nxënësve në shkollat e arsimit profesional është rritur në mënyrë të ndjeshme, me rreth 3.4%, falë vëmendjes së shtuar të qeverisë ndaj arsimit profesional në vitet e fundit, duke synuar një përshtatshmëri më të madhe me nevojat e tregut të punës dhe biznesit. Numri i nxënësve në 35 shkollat e arsimit profesional në vend është rreth 20 mijë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME