Një histori e gjallë, e përcjellë mes fotosh. Foto të cilat i ka realizuar me aparatin e tij, sado i vogël për kohën vetëm 15 vjec aso kohë, por edhe në momentet kur së bashku me të afërm largoheshin nga trojet e tyre, për shkak të ge.nocidit grekë ndaj popullsisë çame. Sot Skënder Beqiri është plot 92 vjec, pavarsisht tmerrit të përjetuar, urisë , mungesës së gjithckaje ka arritur që pikërisht në ato ditë të vitit të largët 1944, të fotografojë fragmente, pjesa më e madhe e të cilave janë rrënqethëse. Janë foto të realizuara në momentet kur popullsia came i largohej terrotit greke të asaj kohe, për të lënë trojet e shkatërruara dhe të djegura duke u vendosur në Shqiperi.
Foto që tregojnë njerëz të humbur, të v.rarë, madje edhe femijë, apo familje të tëra, të cilat gjejnë strehim ku të munden. Vec fotove, duke mbledhur dhe dokumente, apo pjesë të gazetave të kohës, vijnë për publikun mes një ekspozite të hapur në qytetin e Vlorës, ku sot shumë vite më pas na i sjell si dëshmi e gjallë e asaj kohe, të asaj cfarë ka ndodhur si një dëshmi të gjallë të historisë. 92 vjecari nuk nguron të flasë, të tregojë dhe të pasqyrojë në fjalët e tij atë cfare ka ndodhur. teksa duket qartë se asgjë nuk ka harruar nga historia ,ndërsa fotot qëndrojnë pas tij në ekspozitën që kërkon të tregojë historinë e vërtetë, të asaj cfare ka ndodhur ndaj popullsisë çame në vitin e largët të vitit 1944
Skënder Beqiri ështe dëshmi e gjallë e asaj historie, i shpëtoi ge.nocidit , ashtu si një pjesë tjetër e popullsisë came. Shume te tjere nuk ja dolen. I larguar nga Vrohonai i Çamërisë për tu vendosur për herë të parë në Kaninë të Vlorës, si amanet i fundit i babait të tij vetëm 15 vjeç aso kohe.mbi 350 fotografi të shpalosura në ekspozitë, e disajta që ai realizon në Vlorë, e hapur për publikun.Mbi 4000 foto të cilat ka realizuar gjatë jetës së tij, të cilat pasqyrojnë historinë e camërisë dhe e trasmetojnë atë brez pas brezi, si një gjurmë e qartë e historisë të këtij vendi.
















