Categories Lajme

Vlorë, Sqarim/ Në lidhje me pretendimin se në Manastirin në Dhërmi qëndrojnë persona me àrmë zjarri

Nga DVP Vlorë

Sqarim/Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, ku pretendohet se në Manastirin “Burimi Jetëdhënës”, në Dhërmi, qëndrojnë persona të cilët posedojnë armë zjarri, ju sqarojmë se:

Duke vlerësuar videon e publikuar në rrjetet sociale, shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë menjëherë shkuan në këtë manastir, për të verifikuar informacionin. Gjatë kontrollit në njërin prej ambienteve të këtij manastiri, konkretisht në dhomën e murgut, shtetasit K. M, shërbimet e Policisë gjetën një pistoletë lodër çakmak.

Në vijim të kontrollit të ambienteve të tjera të manastirit nuk u konstatuan sende të jashtëligjshme apo persona të tjerë. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon qytetarët dhe i fton që të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar anonimitet të plotë dhe reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Autorë të disa vjedhjeve, arrestohen 3 persona ne Tiranë dhe Rinas

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë autorë të disa vjedhjeve në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hetimet/arrestohen pas tre muajsh gruaja dhe partneri i saj në Torino, detaje

Policia italiane ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Mikel Rrokut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME