Categories Lajme

Vlorë, u zhvillua eventi me titull “Ditët e Instruktorëve” dedikuar praktikave profesionale në biznes, promovimit dhe rëndësisë së tyre

Në datën 26 Prill, në qytetin e Vlorës u zhvillua eventi me titull “Ditët e Instruktorëve” dedikuar praktikave profesionale në biznes, promovimit dhe rëndësisë së tyre. Ky event u organizua nga Praktika.al me mbështetjen e projektit Aftësi për Punë. Në këtë event ishin ftuar Znj. Fjona Cukani, Përgjegjëse e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve në Bashkinë Vlorë, Z. Ervis Moçka, Kryetar i Këshillit të Qarkut Vlorë, Znj. Merita Murati, Përfaqesuese e Dhomës së Tregtisë Vlorë dhe përfaqësuese e Zyres se punes Znj. Elda Saliaj.

Ne panel ishin drejtuesit e shkollave profesionale te qytetit te Vlores si Znj. Shpresa Saliaj, Drejtoreshe e Shkollës “Tregtare”, Z. Gentian Boçi, Drejtor i Shkolles Industriale “Pavaresia” dhe Z. Klajdi Myzaferaj, Drejtor i Qëndres se Formimit Profesional.

Ditët e Instruktoreve ishte eventi dedikuar instruktoreve ne shkolla dhe ne biznes qe perkrahin rritjen profesionale, aftesimin teknik dhe aksesin më të lehte në tregun e punës të të rinjve dhe nxënësve nga shkollat profesionale në vënd. Me qëllimin për të nxitur shkëmbimin e eksperiencave dhe bashkëpunimin për promovimin e praktikave cilësore, në event ishin ftuar drejtues e instruktore nga shkollat e tjera profesionale në vend. Praktika.al me mbeshtjetjen e projektit Aftesi për Punë, po organizon një fushate kapacitimi te bizneseve ne vend te cilet marrin praktikante dhe i akomodojne per te zhvilluar praktiken profesionale prane tyre.

Puna në terren ka përfshire edhe instruktoret e shkollave nga i gjithë vendi dhe eksperienca e krijuar prej më shumë se një muaji e gjysëm në terren, shërbeu si mënyre për të identifikuar tematikat e diskutimit gjatë eventit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME