Categories Lajme

“Ka abortuar para se të vija unë”, burri tregon ngjarjen e rëndë në Korçë: Ja si e zbulova foshnjën në valixhe

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në qytetit e Korçës, ku një grua kishte lindur fëmijën dhe për rreth një muaji e kishte futur në valixhe dhe e kishte fshehur në dollap, bashkëshorti i saj ka dhënë një dëshmi të shkurtër para gazetarëve.

Ai ka deklaruar se gjashtë muaj e fundit ndodhej në emigracion në Greqi dhe ishte thyer në banesën e tij para një muaji. Ai shprehet se dyshon se bashkëshortja e tij e ka abortuar foshnjën para një muaji dhe e ka fshehur më pas në shtëpi.

I pyetur nëse mendon se fëmija ishte i tij, ai thotë se nuk e di, por dyshon se nuk është.

“Para një muaji erdha, dyshimi është që ka abortuar para një muaji, nuk e di nëse fëmija është i mi, besoj se jo. Gjashtë muajt e fundit isha në Greqi. Ajo jetonte vetëm me çunin”, u shpreh ai.

Në dëshminë e tij në polici ai ka deklaruar se prej kohësh ndiente një erë të rëndë në banesë, por nuk e kishte kuptuar se nga çfarë vinte dhe se vetëm ditën e djeshme ka gjetur foshnjën e futur në valixhe.

Më pas ai ka njoftuar policisë, ndërsa gruaja,  e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor, aktualisht ndodhet në maternitetin e qytetit dhe po mbahet në vëzhgim nga policia dhe nga mjekët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Kam 3 muaj që lus menderen e atyre”, Erion Braçe akuzon bashkinë e Tiranës për rrugët copë-copë në Selitë (VIDEO)

Erion Braçe reagoi ashpër për gjendjen e rrugëve në lagjen Selitë e Tiranës, në njësinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunimi barbar i ish-kryetarit të PD-së në Lezhë, autorët i thyen këmbët dhe i prenë veshin

Një ngjarje e rëndë ndodhi në qarkun e Lezhës mbrëmë, ku ish-kryetari i PD-së në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 3 të arrestuar, mes tyre dy vëllezër!

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë si pjesë e një operacioni kundër trafikut të drogës midis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vrasja e Rexhep Ismailit në lokalin e tij, ishte në tavolinë me Tori Ruçin! Lulzim Tabaku dhe grupi i tij shpallen në kërkim

Drejtori i Policisë së Vlorës Elidon Çela, ka dalë sot me një deklaratë për mediat lidhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 8 Maj 2026

Dashi Gjate kësaj dite do merren vendime mjaft te rëndësishme për jetën ne çift. Do…

LEXO ME SHUME