Vlorë – Vazhdon puna për Parkun e Shtëpisë së Pavarësisë dhe infrastrukturën lidhëse të Transballkanikes me zonën e portit, ku do të nisë së shpejti ndërtimi i Portit të ri Turistik në vend të portit të vjetër dhe paralelisht me portin turistik, do të ndërtohet edhe Porti i ri i Mallrave tek Triporti, së bashku me Portin e ri të Peshkatarëve
Këto investime në zemër të Vlorës jo vetëm do të ndryshojnë përfundimisht pamjen e saj, po do të rrisin ndjeshëm edhe fuqinë ekonomike të jugut bregdetar
