Categories Lajme

Vlorë-VIDEO\ Kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari, 7 raste të vjedhjes në banesa, në lagjet e qytetit të Vlorës

Vlorë/Vijojnë operacionet për goditjen e veprimtarisë kriminale të përsëritur në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Finalizohet nga Komisariati i Policisë Vlorë, operacioni policor i koduar “Storm 6”.

Zbardhen dhe dokumentohen 7 raste të vjedhjes në banesa, në lagjet e qytetit të Vlorës. Identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 39-vjeçari, autori i dyshuar, i cili i vidhte sendet me vlerë dhe pajisjet elektroshtëpiake, me qëllimin për t’i shitur.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore, pas një pune të mirëfilltë hetimore disajavore, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Storm 6”, si rezultat i të cilit u vu në pranga shtetasi: – F. G., 39 vjeç, për veprën penale “Vjedhja”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autor i 7 rasteve të vjedhjes në banesa të ndryshme, kokretisht:

1.Më datë 03.01.2023, dyshohet se ka vjedhur disa pasjisje elektroshtëpiake në një banesë, në lagjen “Pavarësia”;

2.Më datë 25.01.2023, dyshohet se ka vjedhur disa kabllo elektrike, në një banesë, në lagjen “Partizani”;

3.Më datë 15.02.2023, dyshohet se ka vjedhur disa kabllo elektrike, në një banesë, në lagjen “24 Maji”;

4.Më datë 24.03.2023, dyshohet se ka vjedhur disa pajisje elektroshtëpiake, në një banesë, në lagjen “10 Korriku”;

5. Më datë 29.03.2023, dyshohet se ka vjedhur disa pajisje elektroshtëpiake, në një banesë, në lagjen “Isa Boletini”;

6. Më datë 14.05.2023, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në një banesë, në lagjen “Pavarësia”;

7.Më datë 15.05.2023, dyshohet se ka vjedhur sende të ndryshme me vlerë, në një banesë, në lagjen “Isa Boletini”. Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale. #angazhimpërkushtimsakrificë #tëvendosurkundërkrimit #nëçdoskajtëvendit #nëshërbimtëqytetarëve #denonconë112

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqi, gruaja prej vitesh dhunohej nga bashkëshorti! 44-vjeçarja kishte vendosur të divorcohej!

Mediat greke kanë zbardhur detaje të reja në lidhje me krimin e ndodhur ditën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME