Categories Lajme

Vlorë-Video\ Vihet në pranga një 42-vjeçar që qëlloi me armë zjarri në ajër, në Karaburun, duke rrezikuar banorët e zonës

Vlorë, Angazhim maksimal për të garantuar sundimin e ligjit në territor, goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e mbajtjes pa leje të armëve dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që i disponojnë ato.

Finalizohet nga shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë dhe Delta Force, operacioni policor i koduar “Strike 9”, për goditjen e një rasti të armëmbajtjes pa leje.

Vihet në pranga një 42-vjeçar që qëlloi me armë zjarri në ajër, në Karaburun, duke rrezikuar banorët e zonës.

Sekuestrohet arma e zjarrit kallashnikov, një krehër dhe municion luftarak.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, në vijim të punës për garantimin e sundimit të ligjit në territor, pas informacionit të marrë se në Karaburun, në vendin e quajtur “Gallolec”, një shtetas kishte qëlluar me armë zjarri që e mbante pa leje në stanin e tij, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 9”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– A. J., 42 vjeç, banues në fshatin Dukat.

Ky shtetas dyshohet se ditën e djeshme, ka qëlluar me armë zjarri kallashnikov, në Karaburun, në afërsi të stanit të tij, duke rrezikuar banorët e zonës. Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit në këtë zonë kanë gjetur të fshehur dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov, një krehër dhe municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga më të larta

Protesta masive në Greqi/ Studentët dhe mësuesit dalin në rrugë, kërkojnë arsim falas dhe paga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten

Dosja AKSHI/ Ermal Beqiri kërkon sërish lirimin nga burgu në Francë, vendimi pritet të premten…

LEXO ME SHUME