Categories Lajme

Vlorë Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht 4 të tjerë

DVP Vlorë Vihen në pranga 2 shtetas, procedohen penalisht 4 të tjerë. Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë bënë kapjen e shtetasit në kërkim L. Sh., 17 vjeç, banues në Delvinë, për veprën penale “Prerja e paligjshme e pyjeve”, sepse në datën 14.02.2022, ka bërë kallëzim shtetasi B. T., 61 vjeç, me detyrë inspektor i ADMZ Vlorë, se ky shtetas ka prerë dru, në mënyrë të paligjshme.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin F. M., 22 vjeç, banues në Sarandë, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar proceduan penalisht për veprat penale “Punësimi i paligjshëm”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, shtetasin M. D., 48 vjeç, banues në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, sepse gjatë kontollit të ushtruar në subjektin në pronësi të tij, ka rezultuar se kishte punësuar punëtorë, në mënyrë të paligjshme, nuk deklaronte të ardhurat dhe nuk paguante taksat dhe tatimet sipas ligjit.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë proceduan penalisht për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, shtetasin D. N., 32 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, pasi është konstatuar duke hedhur mbetje të ndryshme urbane, në tokë publike.

Po nga këto shërbime u procedua penalisht për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave”, shtetasi Th. N., 55 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 2”, sepse gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e lokalit në administrim të këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua një aparat celular që përdorej për lojëra fati të paligjshme.

Specialistët e Hetimit të Krimit në stacionin e Policisë Orikum proceduan penalisht për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, shtetasen T. B., banuese në Dukat, pasi ka ndezur një zjarr në tokën e saj dhe si pasojë e përhapjes së flakëve është djegur një sipërfaqe toke me shkurre, në Dukat. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME