Categories Lajme

Vlorë/Vihen në pranga 4 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale

DVP Vlorë/Vihen në pranga 4 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale. Në vijim të veprimeve procedurale të kryera për aksidentin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor “Sarandë-Ksamil”, në vendin e quajtur “Hidrovori”, ku si pasojë, humbën jetën 2 shtetas italianë, specialistët e Seksionit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin E. R., 17 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Po këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasin B. K., 58 vjeç, pasi pasditen e djeshme, në afërsi të fshatit Brataj, automjeti me drejtues 58-vjeçarin, ka përplasur automjetin me drejtuese shtetasen F. G., 37 vjeçe, e cila si pasojë po merr asistencë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum arrestuan në flagrancë shtetasin I. H., 59 vjeç, banues në Dukat, Vlorë, pasi pasditen e djeshme, ka dëmtuar me mjet prerës (kosore), vëllanë e tij, shtetasin N. H., 74 vjeç, banues në Dukat, dhe vajzën e 74-vjeçarit, shtetasen A. B., 47 vjeçe, të cilët po marrin asistencë mjekësore dhe janë jashtë rrezikut për jeten. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan shtetasin V. R., 53 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë parash, në banesën e një 59-vjeçari.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Q. K., 60 vjeç, banues në Vlorë, pasi për shkak të kryerjes së disa punimeve me linjën e ujësjellësit në banesën e tij, ka rrjedhur ujë në sipërfaqen e disa zyrave në afërsi të banesës së tij, dhe si pasojë janë dëmtuar disa kompjuterë. — Si rezultat i verifikimeve të kryera për një video të shfaqur në një portal, në të cilën ishin filmuar disa të mitura që dhunonin dhe bullizonin një bashkëmoshatare të tyre, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë identifikuar të miturat që shfaqen në këtë video, konkretisht 2 shtetase 14 vjeçe dhe një shtetase 15 vjeçe. Veprimet procedurale të kryera për këtë rast janë bazuar në udhëzimin nr. 15, të datës 30.10.2020, të Prokurorit të Përgjithshëm, dhe janë kryer në praninë e prindërve të të miturave, psikologes dhe avokatit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME