Categories Kulture, Lajme

Vlorë, vijojnë punimet në qendrën historike, Leli: Kjo zonë po rilind (Foto)

Në qendrën historike të Vlorës, një diamant deri dje i mbuluar nga pluhuri i harresës dhe që tashmë ditë pas dite po rifiton shkëlqimin, po vijojnë punimet për rehabilitimin përfundimtar të saj. Kryetari i bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, inspektoi punimet që po kryhen në këtë qendër historike, një projekt i realizuar me mbështetjen e qeverisë.

“Pas rikonstruksionit të godinave më të rëndësishme të kësaj zone, ku investitor ka qenë Fondi Amerikan, me një punë të lavdërueshme për të gjithë, sot jemi duke parë punimet që po realizohen nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, ku pjesët e mobilimit urban kanë qenë pjesa më e rëndësishme ku janë të vendosura stolat, punimet me pllaka, si dhe me mbjelljen e disa pemëve që janë dekorative, për të bërë më shumë hije në ditët e nxehta të verës”, – tha Leli. Kryebashkiaku Leli u shpreh se “prej 30 vitesh në këtë shesh nuk kalohej dot dhe sot kemi një shesh gjigant përballë Muzeut Historik të Vlorës, si dhe përballë atij që ne duam të ndërtojmë nesër Muzeun Kombëtar të Hebraizmit dhe Muzeut Etnografik, të cilët do të krijojnë ansamblin muzeal të vizitës së turistëve në ditët që vijnë”.

“Të flasësh për turizmin sot në këto ditë është një gjë që të sfidosh kohën, por ne jemi për ta sfiduar atë që po na ndodh, se një ditë do vendoset ‘normaliteti’ duke respektuar distancat dhe duke pritur që shkenca mjekësore të ketë alternativa pozitive për përballjen e kësaj pandemie që ka gjunjëzuar gjithë njerëzimin, ngelemi me shpresë që gjëra më të mira do të vijnë”, – shtoi Leli. Po ashtu, Leli tha se “kjo vizitë në kantier është një mesazh për të gjithë ata që janë duke investuar në territorin e bashkisë si dhe për ata që janë duke menduar për të investuar”.

“Turizmi është pjesë e rëndësishme e ekonomisë së qytetit dhe të gjithë kemi në dorë të ngremë dhe ringremë ekonominë turistike jo vetëm në Vlorë, por edhe në të gjithë Shqipërinë”, – theksoi Leli. Në zonën qendrore të Vlorës ka një sërë objektesh të trashëgimisë kulturore, që e shndërrojnë këtë qytet jo vetëm në perlë të bukurisë turistike, por edhe të historisë dhe kulturës.

Secili prej tyre paraqet fakte dhe histori interesante që mund të marrin interesin e vizitorëve të shumtë vendas e të huaj. Stili i përdorur në shumë godina krijon njëfarë uniformiteti në zonë, por që e dallon lehtësisht nga zonat e tjera të qytetit nga pikëpamja arkitektonike. Brenda kufijve të zonës së projektit ndodhen disa monumente kulture të kategorisë së parë, si edhe rruga më e rëndësishme e qytetit për nga vlerat arkitektonike, historike që mbart: rruga “Justin Godard”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik i ndodhur gjatë natës në aksin Maliq-Pogradec, humbi jetën 28-vjeçari Aurel Çipi

Aurel Çipi është 28-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur gjatë natës në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ “Kemi çmimet e Europës dhe rrogat e Afrikës”, Rama i përgjigjet komentuesit në Fb: Ulja me 10.5% e çmimit të energjisë është historike

Kryeministri Edi Rama ka nisur një fushatë të re ku herë pas here u përgjigjet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pak ditë më parë u dhunua brutalisht, merret dëshmia e Adriatik Rroshit: Nuk i njoha autorët! Ishin të maskuar

Adriatik Rroshi i dhunuar në 5 janar në kryeqytet është pyetur nga efektivët e komisariatit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Deklaroi se mund të përdoret edhe forca ushtarake për ta marrë, analiza: Pse Trump është “i fiksuar” me Groenlandën?

Presidenti i zgjedhur iSHBA-së Donald Trump që pas fitores në zgjedhje ka përsëritur deklaratat, se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin lëndë narkotike në lokale nate, arrestohet 20-vjeçari në Shijak, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

20-vjeçari Antonio Spahiu ka rënë në prangat e policisë së Shijakut për veprën penale “Prodhimi…

LEXO ME SHUME