Categories Lajme

VIDEO/ “Kemi çmimet e Europës dhe rrogat e Afrikës”, Rama i përgjigjet komentuesit në Fb: Ulja me 10.5% e çmimit të energjisë është historike

Kryeministri Edi Rama ka nisur një fushatë të re ku herë pas here u përgjigjet komenteve të ndjekësve në rrjetin social Facebook.

Sot Rama iu përgjigj një komentusi i cili shkruante se çmimi i energjisë duhej të ulej shumë më tepër.

“Po e prodhojmë vetë energjinë o Ed. Duhet me e ul shumë më tepër, kemi çmimet e Europës dhe rrogat e Afrikës”, ishte komenti i ndjekësit në Facebook.

Kryeministri iu përgjigj duke thënë se ulja e çmimit të energjisë është një moment historik, pasi është ulja e parë në 35 vite dhe e ulja e energjisë në rajon pas luftës në Ukrainë.

Rama: Kjo është një legjendë mediatike pa asnjë lidhje me realitetin. Shqipëria prodhon 75% energji në vitin mirë të mirë hidrik dhe vetëm 65% kur ka vit të thatë. Por ne do ta prodhojmë të gjithë energjinë për nevojat tona brenda vitit 20230, kur do kemi fituar sovranitetin energjetik me prodhim nga dielli dhe nga era.

Ulja me 10.5% e çmimit të energjisë është historike, e para se është e para ulje në 35 vjet dhe është e vetmja ulje e bërë në këtë pjesë të botës pas krizës së luftës në Ukrainë. Është fryt e një arritje historike të sektorit në dekadën e fundit.

Është 10.5% ulje dhe është faktikisht çmimi më i ulët i energjisë në histori, prandaj jam shumë krenar që e arritëm këtë kur mendoj se u nisëm nga buza e humnerës. Edhe një herë jo, ne nuk e prodhojmë vetë për të gjitha nevojat tona energjinë, kjo është legjendë mediatike. Po kemi bërë shumë më tepër se ç’kishim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME