Categories Lajme

Aksidenti tragjik i ndodhur gjatë natës në aksin Maliq-Pogradec, humbi jetën 28-vjeçari Aurel Çipi

Aurel Çipi është 28-vjeçari që humbi jetën në aksidentin tragjik të ndodhur gjatë natës në aksin Maliq-Pogradec, në vendin e quajtur “Lapidari”, afër fshatit Podgorie.
Në rrethana ende të paqarta, 28-vjeçari që udhëtonte me një mjet tip “BMW” është përplasur kokë më kokë me një “Audi”.
I riu ka humbur jetën në vendngjarje, ndërsa shoferi i ‘Audit’ ka mbetur i plagosur. Mjeti me të cilin udhëtonte viktima është shkatërruar plotësisht, dhe shërbimi zjarrfikës ka pasur nevojë për më shumë se një orë për të nxjerrë trupin e tij të pajetë nga rrënojat.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkaku i aksidentit mund të ketë qenë një manovër e gabuar nga njëri prej drejtuesve të mjeteve. Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes janë në vijim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME