Categories Lajme

Vlorë/Zb.ardhet ko.nflikti që ndodhi ditën e djeshme në fshatin Kotë

Policia ka bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të konfliktit të ndodhur ditën e djeshme në Selenicë

Arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 6 të tjerë.

Më datë 26.09.2019, në fshatin Kotë, pranë vendit të quajtur “Qafa e Dushkut”, Bashkia Selenicë, shtetasi A. N., i punësuar si rojë në një firmë të përpunimit të inerteve, ka goditur me automjet për motive të dobëta shtetasin P. D., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas kontrollit të ushtruar ndaj shtetasit A. N., policia gjeti një mjet prerës thikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale si armë e ftohtë.

Në këto kushte, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin A. N., 38 vjeç, banues në fshatin Lepenicë, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe ” Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Në vijim të veprimeve hetimore, Policia ka proceduar në gjendje të lirë shtetasit: P. D., E. R., E. D. dhe D. T, pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kanosur me fjalë përfaqësuesit e firmës së përpunimit të inerteve.

Gjithashtu, nga hetimet e mëtejshme, Policia ka proceduar në gjendje të lirë për “Njoftim të rremë në organet e rendit” shtetasit: Y. S. (pronari i firmës) dhe B. H. (tekniku i kësaj shoqërie), pasi këta shtetas kanë njoftuar se janë dhunuar fizikisht, fakt i cili nuk ka rezultuar të jetë i vërtetë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë,Gjendet i pajetë në banesë 25-vjeçari

Më datë 14.06.2026, ora 04:35, në Astir, në ambientet e banesës, është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moisi Habilaj është arrestuar në Borsh pas disa vitesh në kërkim

Gjykata e Apelit në Katania kishte konfirmuar dënimin e tij me 15 vite burg. Pas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME