Categories Lajme

Vlorë,Kishte fshehur mjetin lundrues në një magazinë që ta përdorte për trafikim, ndalohet 52-vjeçari

Vlorë/Vihet në p ranga një 52-vjeçar që dyshohet se fshihte një mjet lundrues, me qëllim trafikimin e tij. Sekuestrohet mjeti lundrues me gjatësi 11 metra.

Në vijim të kontrolleve të pandërprera të territorit, në zbatim të planit të masave për kontrollin e ambienteve të mbyllura dhe të hapura, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga specialistët për H etimin e Trafiqeve dhe N arkotikëve, se në një magazinë, pranë “Pylli të Sodës”, ndodhej një mjet lundrues, i cili mund të përdorej për trafikim, menjëherë kanë organizuar punën për gjetjen e tij.

Gjatë kontrollit të ushtruar në magazinë është gjetur dhe sekuestruar një mjet lundrues me gjatësi 11 metra, pa motorë, i cili nga verifikimet e mëtejshme ka rezultuar se ishte prodhuar nga kantieri i shtetasit A. M., si dhe ishte magazinuar aty prej tij.

Gjithashtu, shtetasi A. M. ka lëshuar një faturë tatimore të dyshuar të falsifikuar, me të dhëna të rreme të blerësit, më vlerë 15.000 euro, të pashoqëruar me kupton tatimor dhe të padeklaruar në organet tatimore.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 52 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Fshehja e të ardhurave”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Më pushime në Vlorë, ndërron jetë turistja gjermane

Një turiste 41-vjeçare ka humbur jetën ditën e sotme, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia që tronditi opinionin publik! 14 kilometra larg njëri-tjetrit, si u gjetën në pesë ditë trupat e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj

Vetëmbytja e Alma Arrazit dhe tre fëmijëve të saj, ishte një nga ngjarjet më të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rama u heq tenderat ministrave: Nuk do të kenë asnjë lidhje!

Nga data 25 prill asnjë ministër apo institucion varësie nuk mund të merret më me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Egla dhe Juli e nisin ditën me sherr. Aktorja: Pervers, shikon gratë!

Dy aktorët Juli dhe Egla kanë debatuar sërish ashpër këtë mëngjes, ku nuk kanë munguar…

LEXO ME SHUME