Categories Lajme

Vlorë,Shoqërohen 3 shtetas, pasi u kapën duke transportuar 10 emigrantë

Vlorë, G oditet një tjetër rast i veprimtarisë k riminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Vihet në pranga 3 shtetas, pasi u kapën në flagrancë duke transportuar 10 emigrantë të paligjshëm. Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga DVP Vlorë për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim  të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Vlorë, pas informacioneve të marra në rrugë operative se tre shtetas po transportonin nga Saranda emigrantë të paligjshëm nga Lindja e Mesme, nëpërmjet kufiri Shqipëri-Greqi,

në drejtim të Tiranës me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit 250 euro për person, kapën dhe arrestuan shtetasit: * A. B., 25 vjeç, banues në Tiranë dhe M. P., 18 vjeç, banues në Konsipol,Sarandë pasi këta shtetas në bashkëpunim mes tyre u kapën nga shërbimet e policisë në fshatin turistik “Llogara”, duke transportuar me dy mjete tip “Toyota Yaris” 4 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

* A. K., 24 vjeç, banues në Lushnje, pasi ky shtetas u kap nga shërbimet e policisë në aksin Llogara-Orikum, duke transportuar me mjetin “Benc”, 6 emigrantë të paligjshëm të cilëve kundrejt shpërblimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën p enale “Ndihma për kalim të p aligjshëm të kufijve” e kryer në bashkëpunim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME