Categories Lajme

Vlorë,Vodhi 3 herë, pajisje elektronike dhe sende me vlerë, vihet në pranga 33-vjeçari

Vlorë, Vijon puna e strukturave të Komisariatit të Policisë Vlorë, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë.

Vodhi 3 herë, pajisje elektronike dhe sende me vlerë, gjatë javës së fundit, identifikohet dhe vihet në pranga 33-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së disa kallëzimeve për vjedhje në lagje të ndryshme të qytetit, organizuan menjëherë punën hetimore për zbardhjen e tyre. Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe të mirëkoordinuara, u bë i mundur identifikimi dhe ndalimi i shtetasit E. S., 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili dyshohet si autor i 3 vjedhjeve:

  • Më datë 29.05.2025, në lagjen “Osman Haxhiu”, ka vjedhur 2 televizorë me vlerë 100 000 lekë, në lokalin e shtetasit F. Xh.;
  • Më datë 23.05.2025, në lagjen “Lirim”, ka vjedhur 2 televizorë, 3 laptopë dhe 2 celularë, në zyrën e shtetasit K. K.;
  • Më datë 24.05.2025, në lagjen “28 Nëntori”, ka vjedhur nga një automjet, baterinë dhe disa pajisje polumbari, me vlerë rreth 30 000 lekë.

Vijojnë veprimet hetimore për të dokumentuar raste të tjera vjedhjesh të dyshuara të kryera nga ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME