Categories Sport

Vo.dhën shtëpitë e futbollistëve të Realit dhe Atlético, ka.pet banda e grabitësve. Mes tyre edhe një shqiptar

Shkaterrohet banda e grabitesve qe kishte bere kerdine me vjedhje ne banesat e lojtarëve të Real Madridit dhe Atlético kohëve të fundit Mediat e huaja shkruajne sot se operacioni eshte zhvilluar nga Njësia Qendrore Operative e Gardës Civile dhe Njësia Organike e Policisë Gjyqësore në Madrid dhe ne pranga kane rene kater persona, si anetare te bandes, pjese e nje organizate kriminale, perbere kryesisht nga shtetas shqiptare.

Njeri prej tyre eshte tashme i idenfikuar si shqiptari me incialet M.Z, i cili ishte ne akuze per vjedhjen e dhunshme ne banesen e aktorit te njohur José Luis Moreno, në vitin 2007.

Operacioni i kryer midis qyteteve Madrid dhe Toledo, ku u arrestuan kriminelët e dyshuar, u pasua edhe me sekuestrimin e sendeve me vlerë që janë vjedhur nga shtëpitë e futbollistëve.

Midis xhevahireve dhe sendeve të tjera, u gjet edhe medaljen e fituar ne Champions, e  Thomas Partey.

Shtëpia e tij u sulmua në fillim të muajit, ndërsa ai ishte në Rusi ne duelin e radhes me Lokomotivën e Moskës.

Lojtaret qe ishin shenjester e grabitjes jane emra shume te njohur, si Isco, Zidane, Morata, Casemiro etj, te cilet u vodhen nga banda e hajduteve.

Dita e zgjedhur për të sulmuar shtëpinë e mesfushorit brazilian ishte në derbin e fundit të Madridit midis Madridit dhe Atlético, ndërsa Zidane dhe Isco pësuan grabitjen në të njëjtën ditë. Policia po heton lidhur me sendet e gjetura nga grabitjet, per te vleresuar me sakte bilancin e grabitjeve. Ata perdorinin automjete te vjedhura te cilat u nderronin targat sapo mbaronin nje grabitje, ne menyre qe te humbisnin gjurmet. / PANORAMA.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME