Categories Lajme

VOA: Gazetarët shqiptarë protestojnë ndaj paketës “anti-shpifje”

Në Tiranë, gazetarët po protestojnë me shqetësim ndaj të ashtuquajturës paketa ligjore anti-shpifje, që po përgatit qeveria. Zyrtarët pohojnë se po mundohen të frenojnë lajmet e rreme, por gazetarët thonë se kjo është një masë anti-demokratike kundër lirisë së shprehjes. Kalimi hap pas hapi i procedurave për të miratuar të ashtuquajturën paketa ligjore antishpifje po ngren një shqetësim përherë e më të rritur në radhët e komunitetit të medias për cënimin e lirisë së shtypit.

Aleksandra Bogdani, autore dhe redaktore e rrjetit të gazetarisë investigative BIRN, thotë se qëllimi i parë i paketës antishpifje është frikësimi i medias përballë qeverisë dhe shkelje është shkelje skandaloze e lirisë së shprehjes në media. “Një numër i madh organizatash ndërkombëtare, – thotë zonja Bogdani, – e kanë quajtur nismën e qeverisë kundër mediave të paprecedentë dhe skadaloze, por thirrjet e tyre që paketa të tërhiqpet mbrapsht kanë rënë në vesh të shurdhët. Ajo kufizon hapësirën e të vërtetës dhe godet mediat kritike ndaj hapave abuzive të qeveritarëve”.

Një tjetër përfaqësues i komunitetit të mediave, Koloreto Cukali, drejtues i Këshillit Shqiptar të Medias, thotë se projekt ligji përmban disa projekte thelbësore që cënojnë lirinë e medias. “Drejtuesi i AMA-s, Autoritetit Medias Audiovive, që do të dënojë mediat, zgjidhet nga kryeministri, çka e bën atë një institucion të varur nga qeveria. Medias i hiqet e drejta të mbrohet në gjykatë, sepse vendin e kësaj e zë AMA, e cila do t’i gjobitë mediat kritike për çdo pakënaqësi, ndaj po kthehemi 30 40 vjet prapa”.

Komisioni Parlamentar i Ligjeve nisi të premten shqyrtimin e dy projektligjeve për median të njohura si “paketa antishpifje”. Në një deklaratë të organizatave mediatike dhe shoqërisë civile në Shqipëri theksohet nevoja për të patur një vetërregullim të medias dhe jo një rregullim ligjor të saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME