Categories Politike

VOA: Shkarkimi i Muçit, Meta shpall vakancën

Nga “Zëri i Amerikës”

Në Shqipëri presidenti i Republikës Ilir Meta pritet të shpallë sot gjatë ditës vakancën për vendin e mbetur bosh pas shkarkimit një ditë më parë të anëtarit të kësaj Gjykata Besnik Muçi nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Zëri i Amerikës mësoi nga burime zyrtare të Presidencës se vendimi është marrë nga Kreu i Shtetit, menjëherë pas takimit që ai pati sot me zotin Muçi.Ky i fundit e kundërshtoi vendimin e KPA-së dhe deklaroi se do të vijonte në detyrën e anëtarit të Gjykatës, pasi sipas tij, procesi i rivlerësimit, i nisur për shkak të statusit si prokuror, do të duhej të ishte ndërprerë, duke qenë se nga momenti i kryerjes së betimit si anëtar i GJykatës Kushtetuese, statusi si prokuror kishte përfunduar.Por gjatë në takimi me presidentin Meta, Kreu i Shtetit, sipas njoftimit zyrtar nga zyra e tij e shtypit “i kërkoi zotit Muçi që të vlerësonte mundësinë që të rishikonte qëndrimin e tij më të fundit për të kërkuar nga Gjykata Kushtetuese që të shprehej me vendim për të deklaruar përfundimin e mandatit të tij si gjyqtar kushtetues”.Në faqen e saj Gjykata Kushtetuese e ka hequr tanimë zotin Muçi nga lista e anëtarëve të saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME